Një zjarr i madh ka rënë rreth mesditës së kësaj të premteje në fshatin Kërkovë të Vlorës.
Zjarri është ka rënë në kodrat e fshatit të cilat janë kryesisht të mbjella me ullinj dhe pemë të zonës. Reparti i zjarrfikës është njoftuar nga banorët e zonës dhe është shkuar në vendin e ngjarjes.
Më shumë se 4 automjete zjarrfikëse janë angazhuar në përballimin e flakëve. Terreni kodrinor dhe i thepisur ka vështirësuar ndërhyrjen e tyre.
Pas një luftë të gjatë me flakët dhe ndërhyrjen për të frenuar zjarrin në terren, efektivët zjarrfikës e kanë vënë atë nën kontroll. Dyshohet se vatra e zjarrit ka qenë e qëllimshme, vendosur nga banorët e zonës për të pastruar tokat ose mbeturinat, por ka dalë jashtë kontrollit duke marrë përmasa të mëdha. Si rrjedhojë, një sipërfaqe e konsiderueshme e mbjellë me ullinj dhe pemë të zonës është djegur.
Dëmet materiale në vendngjarje janë të mëdha. Nëse zjarri do të kishte vazhduar për disa minuta të tjera, banesat që ndodheshin aty pranë do të kishin rrezikuar të digjeshin. Ndërhyrja e forcave zjarrfikëse ka parandaluar përhapjen e flakëve.