Vlorë: Rrugët e degraduara rrezik për jetën, autoritetet në heshtje  

0
31
Ck0KS1NuYXBjaGF0LzEzLjI0LjEuMCAoU00tUzkxOEI7IEFuZHJvaWQgMTQjUzkxOEJYWFUzQldKTSMzNDsgZ3ppcCkgVi9NVVNIUk9PTQ==

Shoferët dhe qytetarët vlonjat shprehin shqetësimin për gjendjen e rëndë të rrugëve, veçanërisht në zonën pranë Tregut të Shumicës. Përplasjet dhe aksidentet janë kthyer në një përditshmëri, duke vënë në rrezik jetën e njerëzve për shkak të gropave të shumta dhe mungesës së ndërhyrjeve për riparime.

 

Qytetarët akuzojnë si ata që kanë përfituar fondet për ndërtimin e këtyre rrugëve, ashtu edhe institucionet aktuale për dështimin në ndërmarrjen e masave për përmirësim. Megjithëse shqetësimet janë të dukshme dhe evidente, reagimi nga autoritetet përgjegjëse vijon të mungojë.