Vlorë/ Lejon derdhjen e ujërave me përbërje të panjohur në det, arrestohet inxhinieri teknik

0
6

Një inxhinier teknik i një firme ndërtimi, i cili po kryente punime në zonën e Palasës, është arrestuar nga policia e Vlorës. 45-vjeçari, nga Tirana, është kapur në flagrancë pasi ka lejuar derdhjen në det të ujërave me përbërje të panjohur nga zona e punimeve ndërtimore, një veprim që ka shkaktuar ndotje të gjirit të Dhralesë dhe prishje të ekuilibrit ekologjik të zonës.

Policia e Vlorës bën me dije se ngjarja ka ndodhur më 5 prill 2025, kur inxhinieri ka autorizuar derdhjen e ujërave në det, duke shkaktuar dëme serioze mjedisore.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Himarë kanë arrestuar në flagrancë shtetasin I. N., 45 vjeç, banues në Tiranë, dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Materialet hetimore janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme procedurale.