“AULONA INTER FOLK FESTIVAL”, EDICIONI XVI Maj 2009-XVI – Maj 2024
Edicioni i gjashtëmbëdhjetë i “Aulona Inter Folk Festival” po tregon edhe një herë se instalimi i një aktiviteti të tillë me karakter kulturor e turistik ka qenë një ide e duhur dhe e nevojshme jo vetëm për qytetin bregdetar të Vlorës, por edhe për hapësirën kulturore mbarë shqiptare.
Ky festival startoi për herë të parë në qytetin e Vlorës më 9 Maj 2009 dhe prej asaj dite, këtë vit, nga 24 deri më 27 Maj 2024,shënon edicionin e gjashtëmbëdhjetë.
Nisur nga natyra dhe përmasat e Festivalit, ai mbetet krejt i veçantë mbasi, për të 16-in vit radhazi, jo vetëm për qytetin e Vlorës, por edhe për trojet shqiptare, mbahet një aktivitet kaq i rëndësishëm i folklorit në nivel evropian dhe botëror.
Vetëm për efekt të këtij aktiviteti qytetin e Vlorës dhe rrethinat kanë pasur rastin t’i vizitojnë rreth 125 Ansamble folklorike me mbi 4400 pjesëmarrës nga 36 vende të Ballkanit, Evropës dhe Azisë.
Për çdo edicion organizatorët ndajnë Kupën e Festivalit, e cila, deri tani, ka shkuar në ansamble folklorike që kanë ardhur nga
Kroacia, Sllovakia, Kosova, Shqipëria, Bullgaria, Italia, Turqia, Polonia, Bjellorusia, Greqia, Lituania, Letonia, Moldavia, Ukraina. Festivali zhvillohet me mbështetjen kryesore të Bashkisë Vlorë, Ministrisë së Kulturës dhe donatorë të tjerë.
Në edicionin e këtij viti do të jenë pjesëmarrës grupe dhe ansamble nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Rumania, Hungaria, Italia, Greqia, Ukraina.
Pjesëmarrësit e edicionit të gjashtëmbëdhjetë, i cili do të mbahet në datat 24, 25, 26, 27 Maj 2024, do të jenë: