Një muaj më parë, Edison Malaj, një shqiptar 55-vjeçar, humbi jetën në Itali në vendin e punës ku ai ishte duke punuar. Ai ishte babai i dy fëmijëve dhe kishte jetuar dhe punuar në sektorin e ndërtimit në Cosenza të Italisë për 25 vjet. Malaj humbi jetën më 18 shkurt 2024, duke punuar, pasi një masiv betoni u shkëput nga vinçi dhe e goditi, duke e shkaktuar vdekjen.
Mbrëmjen e djeshme, një muaj pas tragjedisë, shqiptarë dhe italiane që jetojnë në zonën e Cosenza-s mbajtën një tubim për të kërkuar masa më të forta për sigurinë në vendin e punës. Edison Malaj ishte babai i dy fëmijëve, Sara, 29 vjeçe, dhe Gabrielës, 19 vjeçe.
“Sperojmë që drejtësia të bëjë detyrën e saj dhe kjo është një hap i parë”, tha Sara, vajza e punëtorit të ndjerë.
Hetime janë duke u bërë për ngjarjen dhe prokurorët ende nuk kanë arritur në një konkluzion në lidhje me respektimin e të gjitha rregullave të sigurisë nga kompania që kryente punimet. Pronari dhe dy përgjegjës të kompanisë janë nën hetim për ngjarjen.