Si mund të reagohet në rast të një sulmi kimik, biologjik, radiologjik apo nuclear? Mjekët e Urgjencës Kombëtare, tashmë pjesë e një trajnimi dy vjeçar si projekt i financuar nga Bashkimi Europian, organizuan sot paradite një demonstrim në sheshin “Skënderbej” në Tiranë.
Një tendë dekontaminimi u vendos në shesh, detektorë që përcaktojnë llojin e agjentit në skenën ku ndodh sulmi, e mjekë te veshur me uniformat e përshtatshme që i japin ndihmën e parë qytetarëve. Demonstrimi si duhet të veprojnë në rast të një sulmi kimik apo aksidenti, si dhe veprimet që duhen ndërmarrë për ti ardhur në ndihmë popullatës në rast se ndodhen përpara një skene të tillë u ndoq me mjaft interes nga shumë kureshtarë.
Ky demonstrim bëhet për herë të parë në Shqipëri
Drejtori i Urgjencës, Skënder Brataj tregon se :
“ “Po përgatitemi që në rast se ndodh të jemi të gatshëm e ti afrohemi sa më shumë realitetit të një skene. Shqipëria ka pasur eksperienca të ndryshme. Kur flasim për aksidente kimike, biologjike, radioloaktive, nukleare mendojmë central bërthamor por mos të harrojmë shpërthimi I një magazine, transporti I një lënde që bëhet në territorin e Shqipërisë, konservimi i materialeve me rrezik kimik dhe helmues janë të gjitha në të gjithë vendin. Kur grumbullohen në magazine të mëdha janë burim I kontaminimit apo shpërthimeve të aksidenteve. Prandaj çfarëdolloj pasojash duhet të njohim rreziqet, llojin dhe të jesh i përgatitur”