Skandal në Vlorë, askush nuk reagon, heshtin kur shohin tableta bosh të kontraceptivët hedhur në ambjentet e shkollave 9 vjecare. Gazetarja Afrovita Hysaj ka përcjellë këtë lajmë. Ajo shkruan “Futesh brenda ambienteve të një prej shkollave 9-vjeçare të qytetit tonë dhe gjen këto tableta….
Nëse futesh e kërkon në Google Ezinelle 1.5mg është kontraceptiv për raste urgjence.
Pra konsumohet pasi ke kryer marrëdhënie seksuale të pambrojtura. Shkurt për të shmangur shtatzëninë (jo sëmundjet seksualisht të transmetueshme ëëë).
Pyetja është……
Çfarë duan këto tableta medikamentesh brenda një shkolle 9-vjeçare?
Në ambientet kur para nisjes së mësimit, në pushim apo pas mësimit….këtu luajnë dhe rrinë fëmijë të vegjël.
Apo……kush i ka konsumuar këto medikamente nëpër cepa të shkollës?