Skandal në Vlorë / Bashkia dezinfekton në prezencë të punonjësve. 

0
39

Skandal në Vlorë / Bashkia dezinfekton në prezencë të punonjësve.

Bashkia ka nxituar për të dizinfektuar ambjentet e kopshteve pasi situata paraqitet alarmante nga virozat. Fëmijët tashmë janë mbajtur nga prindrit në shtëpi për shkak prekjes nga viruset stinore por edhe nga zgjebja. Bashkia kujtohet si kofini pas të vjelave. Ajo që është e habitshme  është se dezinfektimi kryhet në prezencë të punonjësve të kopshteve.

“Spostohuni pak se na duhen foto” – shprehen kuratorët e Bashkisë. Kjo situatë duket dhe nga prezenca e regjistrave në katedrën kryesore.

Situate si kjo mund të krijojë dyshime në lidhje me efikasitetin dhe sigurinë e procesit të dezinfektimit. Është e rëndësishme që Bashkia të bëjë përpjekje për të garantuar që kjo veprimtari të kryhet në mënyrë të përshtatshme dhe të sigurtë për të gjithë pjesëmarrësit.