Vlorë – Në fushën e mbetjeve urbane të Vlorës, një situatë alarmante po zhvillohet prej kohësh. Një grup i madh bagëtish, përfshirë dele, dhi, lopë dhe derra, shihen duke kërkuar ushqim mes mbeturinave, duke ngritur shqetësime serioze për shëndetin publik dhe mjedisin.
Pamjet e kapura tregojnë kafshët teksa ushqehen me mbetje plastike, mbetje ushqimore të prishura dhe materiale të tjera të rrezikshme, që mund të ndikojnë negativisht jo vetëm në shëndetin e tyre, por edhe në sigurinë ushqimore për konsumatorët. Banorët e zonës shprehin shqetësimin e tyre për mungesën e masave nga autoritetet për menaxhimin e situatës dhe për neglizhencën e institucioneve përkatëse.
Organizatat mjedisore dhe aktivistët lokalë nuk kanë bërë thirrje për ndërhyrje të menjëhershme për të shmangur pasojat e rënda që mund të vijnë nga kjo gjendje. Ata nuk kanë kërkuar zgjidhje afatgjata për menaxhimin e mbetjeve dhe rregullimin e kullotave për bagëtitë, si dhe ndëshkime për ata që lejojnë praktika të tilla të rrezikshme.
Autoritetet vendore ende nuk kanë dhënë një reagim zyrtar mbi këtë çështje, ndërsa situata vijon të përkeqësohet dita-ditës.