Si po shuhet në heshtje kultura në Vlorë/Bari, Ferra dhe mungesa e sinjalistikës, elementët e dukshëm të monumenteve në Vlorë.

0
29

Si po shuhet në heshtje kultura në Vlorë/Bari, Ferra dhe mungesa e sinjalistikë elementët e dukshëm të monumenteve në Vlorë.

 

Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Vlorë duket se ka rënë në gjumin letargjik.

Një turisti për të vizituar monumentet ne rrethin e Vlorës i duhet heq ” PICIRËN E ZEZË” për të eksploruar këto vende të bukura.

Mirela Kumbaro Furxhi , si ministre duhet të ndërhyjë për të marrë masa të menjëhershme që këto drejtori të vihen në punë përpara sezonit të verës.

Edhe pse Drejtoria e Vlorës ka fonde të përcaktuar për t’i mirëmbajtur e vendosur sinjalistikën e nevojshme, sërish gjendja e objekteve dhe monumenteve lë shumë për të dëshiruar.

Mos të flasim për promovimin e këtyre zonave nga drejtoria e Vlorës, nuk ide, mungesë vizioni si dhe njohur elementare të marketingut.

Trashëgimia Kulturore në Vlorë nga papërgjeshmëra po shkon drejt shuarjes totale. Edhe pse jemi një qytet i orjentuar drejt turizmit, ofrimi i shërbimit në këto objekte është në nivele 0. Për Ministria e Turizmit dhe Mjedisit kjo situatë e krijuar duhet të jetë një këmban alarmi.

Orgest Feimi është drejtori i DRTK Vlorë, me sa vihet re nuk ka shumë kohë për t’i mirëmbajtur këto objekte nga bari, ferra si dhe përmirësimin e tabelave shpjeguese e orientuese për vizitorët por nuk kursehet në heshtje totale.