Të gjithë të rinjtë të përfshirë në sherr janë shoqëruar nga policia, ndërkohë që shkaku i zënkës ende nuk dihet.
Tiranë/Informacion paraprak Më datë 16.01.2024, rreth orës 18:25, në Rrugën e Durrësit, 2 shtetas 16 vjeç, janë konfliktuar me grushte, me dy bashkëmoshatarë të tyre. Palët e përfshira në konflikt janë shoqëruar në komisariat, në praninë e prindërve, për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të konfliktit.