Në Konferencën Jubilare të 95-vjetorit të vendosjes së Kryegjyshatës Botërore të Bektashinjve në Shqipëri, ai u dha edhe një mesazh komuniteteve fetare, të cilat kritikuan krijimin e shtetit bektashi.
Ai tha se ato nuk kanë arsye të shqetësohen, pasi nuk do të jenë inekzistentë, kurse bektashinjtë “janë në rrugën e shuarjes, nuk është parashikim, po ndodh para syve tanë
Rama: S’ka nevojë të mendojë komuniteti mysliman se do të jetë inekzistent, nuk shuhet komuniteti katolik apo ortodoks, ky komunitet është në rrugën e shuarjes, nuk është parashikim, po ndodh para syve tanë, dhe prandaj historia e bektashinjve është në vetvete thirrja imponuese për t’i dhënë selisë përmes një statusi të ngjashëm si të Vatikanit fuqinë e një embleme, e cila nuk do të përçajë askënd, s’do të kërcënojë askënd, s’do vërë në diskutim, se ça nuk dëgjon njeriu nga shqipot kur u shkon mendja për të bërë ndonjë gjë të re. Shqipëria nuk është shtet federal, por unitar.
Komunitetet fetare s’kanë arsye të shqetësohen, trajtim i merituar që ka qendrën botërore në Shqipëri, të tjerët do e kishin shpikur kur s’e kishin, ne e kemi gati që ta lëmë të vdesë?! I jep Shqipërisë edhe më shumë dritë, do të thithë këtu më shumë njerëz nga e mbarë bota, mos shiko fenë e tjetrit shiko zemrën e tij, thotë profeti Muhamed, në këto fjalë të një thjeshtësie madhështore qëndron, ne nuk jemi për të ndarë, por për të bashkuar.
Fjala e plotë e Ramës:
Të nderuar miq, më lejoni në fillimisht që t’i bashkohem dhe unë shprehjes së keqardhjes për ndarjen nga jeta të kryepeshkopit Janullatos dhe duke uruar që të prehet në paqe u përcjell ngushëllimet e mia të gjithë bashkëpunëtorëve të tij dhe anëtarëve të komunitetit të besimtarëve ortodoksë.
Fort i nderuar, kryegjyshi botëror i bektashinjve, të nderuar klerikë të pranishëm, për mua është një privilegj që të marr fjalën në këtë përvjetor jubilar të krijimit të qendrës botërore të bektashinjve në Shqipëri dhe të përcjell qoftë shprehjen e admirimit për rolin e bektashinjve shqiptarë në zgjimin e ndërgjegjes kombëtare dhe përpjekjen shqiptare për pavarësi, qoftë edhe shprehjen e solidaritetit për vështirësitë gjithnjë e më të mëdha unikale në llojin e tyre, me të cilat përballen në ditët tona ata që sot e gjithë ditën mbajnë ndezur flakën e këtij besimi.
E mora këtu me vete sot këtë libër posaçërisht voluminoz të një studiuesi të mirënjohur, i huaj por i dashuruar me Shqipërinë dhe me shqiptarët, Robert Elsie i cili edhe varrin kërkoi ta kishte në Shqipëri dhe u sugjeroj t’i hedhin një sy të gjithë ata që do të duan të shprehen për idenë e dhënies së një statusi sovraniteti selisë së Kryegjyshatës botërore të bektashinjve, sepse këtu në këtë përmbledhje shumë të detajuar të kësaj historie shqiptare, do të gjejnë të gjitha arsyet e shëndetshme për pse-në e kësaj ideje dhe çdo shqiptar, pavarësisht në beson në Zot apo nuk beson në Zot, pavarësisht nëse është mysliman, i krishterë apo bektashi po e po. Nëse është sadopak patriot, do ta ketë të pamundur të mos mallëngjehet nga historia e jashtëzakonshme e përpjekjeve, dhembjeve, sakrificave për mëmëdheun që e bëjnë bektashizmin një pasuri të paçmueshme të trashëgimisë sonë historike dhe kulturore