Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, kreu i qeverisë shkruan: “Mirëmëngjes dhe me ditën që paralajmëron më shumë diell e mbarësi, ju uroj një pranverë të bukur.”
Tirana është bërë gati të mikpresë festimet për Ditën e Verës më 14 mars, me Bashkinë që ka organizuar një sërë aktivitetesh të ndryshme me muzikë, art, lojëra dhe argëtim.