kadastrës përmirësimet e ndjeshme nuk ecin paralelisht me përmirësimin që duhet të bëjmë në adresimin e realizimeve, na duhet ndihma e bashkive”, tha kryeministri.
Në takim është folur edhe për një program digjitalizimi edhe të punës se bashkive me një fond prej 50 milionë euro, ndërsa është diskutuar edhe për sezonin e ri turistik.
“Shifrat e dy muajve të parë janë përtej çdo parashikimi. Nëse trendi do vazhdojë kështu, numri 10 mln turistë i vitit të shkuar do të rritet në mënyrë të ndjeshme. Që do të thotë rritje shumë e ndjeshme të volumit të mbetjeve që duhen pastruar dhe trajtuar”, u shpreh kryeministri.
Qeveria dhe bashkitë do bashkëpunojnë për sezonin e ri turistik me kalendarin e aktiviteteve kulturore. Dhe në fund qeveria do ndihmojë bashkitë duke ju kaluar për nevojat e tyre objekte të ndryshme që kanë dalë jashtë funksioni si shkolla qendra shëndetësore apo reparte ushtarake. Në fund të takimit një nga kryebashkiakët e djathtë shprehu kënaqësinë që mori pjesë në këtë takim.