Pyjet/ Qeveria ‘skanon’ bashkitë! Marrin fonde por zero investime e të ardhura! Kumbaro: E papranueshme

0
30

Nga inventari i pyjeve që u bë publik vjet rezulton se 65 % e territorit të Shqipërisë janë pyje e kullota. Nga këto 80 % e tyre janë të admnistruara nga bashkitë.

Por monitorimi i detajuar që është bërë nga Agjencia Kombëtare e Pyjeve ka nxjerrë zbuluar punën e dobët që bashkitë kanë bërë për ta mirëadministruar këtë ekonomi pyjore kaq të çmuar.

 

“Situatë e papranueshme” e quajti ministrja e Turizmit, Mirela Kumbaro krah ministrit të Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku në takimin e mbajtur sot (15 janar) me kryetarët e bashkive në prezantimimin e aktiviteteve të kalendarit kombëtar të Vitit të Pyjeve.

Me ligjin e miratuar 8 vite më parë pyjet i kaluan për administrim bashkive. Por Ministrja Kumbaro vuri në dukje se 33 bashki nuk kanë asnjë plan mbarështimi të pyjeve po gjithashtu për 8 vite që administrojnë pyjet nuk kanë bërë asnjë investim në fondin pyjor.