“100 thëniet më të bukura që i kam ndeshur gjatë procesit të leximit i kam mbajtur shënim dhe i përdor në punën time si mësues i Gjuhës shqipe e letërsisë për të motivuar e nxitur nxënësit (por jo vetëm ata) që të lexojnë”- Luan Stafasani
Procesi i të lexuarit duhet ta shoqërojë njeriun gjatë gjithë jetës së tij. Rëndësia e të lexuarit është shprehur përmes thënieve të shkurtra e domethënëse nga mendje të ndritura të shoqërisë njerëzore.
100 thëniet më të bukura që i kam ndeshur gjatë procesit të leximit i kam mbajtur shënim dhe i përdor në punën time si mësues i Gjuhës shqipe e letërsisë për të motivuar e nxitur nxënësit (por jo vetëm ata) që të lexojnë.
1- Ai që nuk lexon mbetet budalla. Edhe n.q.s është i shkathët fakti që nuk ushqehet me fjalë të shkruara e dënon atë me injorancë.
2- Kush lexon mendon, kush mendon arsyeton.
3- Sytë më të bukur janë sytë e atyre që lexojnë.
4- Leximi është udhëtimi më i mirë që mund të bësh pa lëvizur nga vendi.
5- Librat janë dritaret që hapen kur bota është e mbyllur.
6- Leximi është pasioni që të bën të kuptosh, të ndiesh, dhe të shijosh më shumë jetën.
7- Prej letërsisë ke gjithçka: edhe dëshirën për të jetuar.
8- Një libër është një mik që të jep mundësinë të eksplorosh botën i qetë dhe i sigurt.
9- Kur lexon një libër ti hyn në bisedë me autorin përmes faqeve.
10- Librat nuk janë vetëm fjalë; ato janë udhëheqës dhe miq të padukshëm.
11- Në botën e librave të gjitha ëndrrat janë të mundshme.
12- Një libër i mirë është një shok i mirë që nuk të tradhton kurrë e s’kërkon asgjë në këmbim.
13- Librat janë pasqyrë që reflektojnë shpirtin dhe syrin tënd.
14- Të lexuarit e librave të mirë është si një bisedë me mendjet më të holla të shekujve.
15- Ndër instrumentet e shumta të njeriut pa dyshim libri është më i mahnitshmi. Instrumentet e tjera janë thjesht zgjatim i trupit të tij. Mikroskopi dhe teleskopi janë zgjatim i shikimit; telefoni është zgjatim i zërit, parmenda dhe shpata zgjatime të krahut. Por libri është diçka tjetër: libri është zgjatim i kujtesës dhe i imagjinatës.
16- Me aktin e leximit secili përsërit veten nëpër shtigje të pafundme për t’u identifikuar me të gjithë botën.
17- Prindërit dhe shkolla që t’i edukojnë mirë fëmijët duhet t’i rrethojnë me libra.
18- Më i rrallë se libri i mirë është lexuesi i mirë.
19- Më thuaj çfarë lexon të them kush je.
20- Trupi nuk zhvillohet pa ushqim e as mendja pa lexim.
21- Dashuria për leximin do të thotë shndërrimin e monotonisë në dëfrim.
22- Libri është drita që udhëheq drejt qytetërimit.
23- Leximi është për trurin ashtu si gjimnastika për trupin.
24- Një mendje që nuk lexon dobësohet njësoj si një trup që nuk ushqehet.
25- Koha e lirë pa lexim është vdekja e varrosja e njeriut për së gjalli.
26- Nuk mund tu thuash fëmijëve të tu të lexojnë një libër nëse ti po sheh televizor. Duhet të shohin që po lexon.