Pallat i Vjetër në Vlorë në Rrezik Rrëzimi
Një pallat i vjetër pranë kryqëzimit tek biblioteka publike e Vlorës po paraqet rrezik serioz për banorët dhe kalimtarët. Ndërtesa, e cila është dukshëm e amortizuar, ka pësuar një të çarë që përshkon fasadën nga sipër deri në bazë. Gjithashtu, duket qartë se disa nga tullat janë spastruar, duke e bërë strukturën edhe më të paqëndrueshme.
Banorët e zonës kanë shprehur shqetësim për sigurinë e tyre, duke kërkuar ndërhyrje urgjente nga autoritetet. “Ky pallat rrezikon të shembet çdo moment,” thotë një banor, duke theksuar nevojën për masa emergjente. Deri tani, nuk ka pasur reagim zyrtar nga autoritetet lokale për këtë çështje. Shqetësimi rritet, sidomos pas reshjeve të fundit, që mund të kenë përkeqësuar gjendjen e ndërtesës.