Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Greqi, ku një 30-vjeçar shqiptar ka tentuar të përdhunojë pronaren e një lokali në Symi.
Në videon e publikuar nga mediat greke, shihet shqiptari duke e mbyllur gruan në lokalin e saj dhe më pas nis ta puthë pa dëshirën e saj, ndërsa ajo tenton ta largojë.
“Largohu, më respekto”, i bërtet 32-vjeçarja greke duke i treguar se po filmohet, por ai vazhdon.
“Mbylli derën e dyqanit, nuk më linte të dilja dhe më pas, thjesht, u përpoq në mënyrën e tij të më përqafonte. Ai fliste në gjuhën e tij, nuk e kuptoja. Thjesht i thashë të dilte dhe të më linte të qetë” ka dëshmuar në polici viktima.
Në momentin që shqiptari është ndaluar nga policia, ai i ka kundërshtuar me forcë ata, deri në momentin që iu vendosën prangat.