Ministrat e rinj të Qeverisë Rama betohen për detyrën para Presidentit.

0
56

Ministrat e rinj të Qeverisë Rama janë betuar para Presidentit të Republikës përpara marrjes së detyrës.
Blendi Gonxhe është emëruar ministër i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit. Po kështu është betuar edhe ministrja e re e shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea Pirdeni.
Betim bëri edhe ministri Ervin Mete, i cili do të jetë vetëm ministër i Financave pasi Ekonomia që kishte në varësi u shkri nga dikasteri i tij dhe është pjesë e Ministrisë së re të Blendi Gonxhes.