Mentor Kikia: Digat e liqeneve te HEC-ve nuk jane pishina o te mjere!

0
50

Digat e liqeneve te HEC-ve nuk jane pishina o te mjere

U ca nje dige andej nga Himara. Nje liqen HEC-i privat, ndertuar diku nga 2010, me mbi 15.000 meter kub uje u derdh e mori para shtepi e mullare.

Ne kohen e largqoftit u ndertuan qindra diga.

Nuk po flas ketu per hidrocentralet e tipit Koman e Fierze, apo Ulez, Shkopet e deri tek Banja mbi Devoll ne fund, se ato jane tjeter histori.

Po flas per 630 diga ujembledhesish, te vegjel e te medhenj, deri ne 65 milion meter kub uje kapacitet.

Edhe pas 35 vjetesh, pa mirembajtje fare nuk kane levizur.

Sepse kishte pergjegjshmeri profesionistesh, inxhiniere projektues e zbatues qe i vinin emrin diges e mbanin pergjegjesi morale e penale.

Sa te sigurta jane keto vepra sot? Kush i kontrollon standardet e ndertimit?

Apo si supervizoret e rrugeve, qe i paguan vete ndertuesi dhe e firmosin aktin e kontrollit ne restorant.

A nuk dolen kolona pallatesh 15 kate me kater shufra hekuri kur ra termeti ne Durres?

Kush u ndeshkua?

Ku eshte pergjegjesia e ndertuesit?

Ku eshte drejtesia?

Ku eshte shteti?

Ne na ruan zoti se jemi shtet prej letre.