Me lule në duar/ Homazhet për “21 Janarin”, Kryeministri Rama në krah të familjarëve të viktimave

0
27

Kryeministri Edi Rama bëri homazhet në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” së bashku me familjarët e të ndjerëve, në kujtim të katër viktimave të tragjedisë së “21 Janarit.

Rama dhe familjarët nderuan kujtimin e tyre duke lënë lule, në vendin ku katër viktimat ndërruan jetë.

 

Sot bëhen 13 vite nga vrasja e katër protestuesve të cilët atë kohë protestonin para Kryeministrisë, më 21 Janar të 2011-ës kur Partia Socialiste ishte në opozitë ndërsa PD-ja dhe LSI-ja qeverisnin së bashku dhe kryeministër atëherë ishte Sali Berisha, ndërkohë Lulzim Basha ishte ministër i Brendshëm. Edhe pse kanë kaluar 13 vite nga ajo ditë familjarët thonë se ende nuk po shohin drejtësi.

Gardës së Republikës dhe Policisë së Shtetit, kishte vrarë katër qytetarë të pafajshëm shqiptarë.

Partia Socialiste akuzoi si urdhërues të vrasjeve kryeministrin dhe ministrin e Brendshëm. Por, Berisha nuk u ndal vetëm me akuzat për PS-në, ai sulmoi ashpër Prokurorinë, SHISH-in dhe Presidentin e Republikës, të cilët, sipas tij, donin ta rrëzonin me dhunë.

 

Hetimi i parë çoi si të pandehur për ngjarjen Ndrea Prendin dhe Agim Llupon. Gjykata vlerësoi se vrasjet e Ziver Veizit, Faik Myrtajt dhe Hekuran Dedajt kanë ndodhur nga pakujdesia dhe dënoi ish-komandantin e Gardës, Ndrea Prendi me një vit burg, si dhe gardistin Agim Llupo me 3 vite.