LLAMARINA “KUJDES KANTIER”, 16.794.170.30 €, projekti i ujësjellësit që po çudit dynjanë…

0
78

LLAMARINA “KUJDES KANTIER”, 16.794.170.30 €, projekti i ujësjellësit që po çudit dynjanë…

 

Në mënyrën më skandaloze, nga firmat zbatuese në terren, ka nisur projekti për rehabilitimin e rrjetit të furnizimit me ujë për Vlorën.

Kantieret e ngritura në rrugët e qytetit nuk po zbatojnë parametrat e sigurisë.

Copa, copa shikon të vendosura barriera ndarëse, ndonjë gjysmë shiriti sa për sy e faqe dhe ajo që tërheq vëmendje është një copë llamarinë, ku është shkruajtur “Kantier Ndërtimi”.

Çarja e rrugëve dhe rikthimi në gjendjen e mëparshme, mision i pamundur! Pyetja – A do të furnizohet Vlora 24/7 me ujë të pijshëm?

Kjo gjëndje skandaloze të paraqitet para syve. Mendoni se KFW, EU dhe qeveria Shqiptare nuk ka seriozitet në alokimin e fondeve?

Nga ana tjetër qëndrojnë institucionet vendore siç është “Ndërmarrja e Ujësjellësit” dhe Bashkia që po presin të coptojnë “tortën e madhe”.

Situatë e ngjashme me vjedhjen me të madhe që ka ndodhur në rrjetin e ujisjellësit që përshkon “Unazën e qytetit” e cila ka mbetur ende gangrenë për qytetarët.

Projekti për “Rehabilitimin e Rrjetit të Furnizimit” me ujë të Vlorës, ka nisur punën më 23.11.2023 dhe do të zgjasë 630 ditë. Duke analizuar edhe afatet kohore, bindesh se ky projekt është një tjetër disfatë e madhe për qytetin dhe qytetarët. Fondet e akorduara, si gjithmonë, do të avullojnë rrugëve.

Prapaskenat pjesa më tragji-komike…

Gjithçka nis pas shkarkimit të 2 drejtorëve të më parshëm, të cilët kanë firmosur sipër letrave të bardha dhe miliona euro kanë fluturuar sikur ti ketë përpirë dheu. Nga ana tjetër është Prokuroria që ka nisur hetimet për projektin e unazës si dhe projekti në Lagjen “Partizani”, Bashkia nuk ka marrë asnjë projekt në ngarkim. Frika e SPAK-ut e ka “pushtuar” Bashkinë, por sërish tentohet të abuzohet me firmat e “QORRAVE”.

Paradoks emërimi i një drejtori të ri në Ndërmarrjen e Ujësjellësit të Vlorës, të një sy patremburi, i cili me firmën e tij i dha “ok” kompanive të nisin punën pa asnjë kusht, duke krijuar mjaftë probleme për qytetin dhe qytetarët.

Ndërsa moszbatimi i kontratës mbulohet nga “Kosheria” Bashkia Vlorë, e cila nuk i ka kërkuar firmës zbatuese të këtij projekti të nis punën brenda kushteve të përcaktuara, edhe pse e gjithë veprimtaria kryehet pikërisht në territorin e saj.