Ky i fundit, duke komentuar një lajm të ndeshjes në Facebook, ka sulmuar ashpër gjyqtarin Alla për vendimi e tij, duke theksuar se kjo sfidë tregoi diskreditimin e futbollit shqiptar.
KOMENTI I SHPËTIM GJIKËS
Leksion futbolli dha sot Flamurtari në Elbasan!
Ekipi shfaqi grintën, karakterin, vendosmërinë, sedrën, dashurinë për fanellën e profesor Memushit dhe inteligjencën, zgjuarsinë, përvojën dhe eksperiencën e profesor Liçajt!
Kjo është loja që duam!
Pavarësisht rezultatit!
Flamurtari sot ka edhe meritën që u çorri maskën dhe i nxori zbuluar “mjeshtrat” e diskreditimit të futbollit shqiptar!
S’ka nevojë Elbasani për dhurata të tilla, por Laveri dhe “lëveret” nuk dalin dot nga plehu dhe balta ku janë zhytur deri në grykë!
Servilë dhe të shitur pa dinjitet e personalitet!
Në fund të fundit, përtej rezultatit që e merituam në fushë, ( unë e shijova dhe ashtu siç mbaroi do ta përjetoj 1-2), me sa duket paskemi dhe një mision tjetër
“T’u tregojmë sportdashësve se deri ku shkon poshtërsia dhe qelbësirlleku i këtij futbolli”!
Dhe për ta mbyllur, shpresoj dhe besoj fort që ky ekip me trajner profesor Memushin dhe ekspertin profesor Liçajn, ka të ardhme dhe të bën të besosh!
Kohë dhe ndeshje ka plot përpara!
Forca Flamurtar!