Leku i pisët përzier me shtëllungën e tymit të puros, duket se mbulon korrupsionin që bëhet nëpër kafenetë e Skelës.

0
104

Leku i pisët përzier me shtëllungën e tymit të puros, duket se mbulon korrupsionin që bëhet nëpër kafenetë e Skelës.

Të ulur si miq të vjetër për të ndarë pazaret e reja, në kurriz të taksapaguesve. Me cigare dhe puro, flasin me zë të ulët për projekte fiktive, tendera dhe gjithçka tjetër në kundërshtim me interesin qytetar.

Këta janë pseudo “Al Kaponet” e institucioneve në Vlorë.

Historia na tregon se Al Kapone kishte bërë qindra vrasje, por në fund u dënua për evazion fiskal.
Vazhdon më tutje takimi në tavolinat e korrupsionit.
Me harta në duar dhe gjeste prej magjistari, drejtori bën të diturin, shkencëtarin dhe inteligjentin.
Direkt i jep zgjidhje të menjëhershme, ose e bënë të vështirë situatën për të rritur BETIN.
Në tavolin ndodhet dhe servili ose besniku i drejtorit, që i ka gjetur prehën ose kërmën e radhës Drejtorit.
Për t’u bërë takimi më serioz, drejtori i ulur në krye të tavolinës ndez një puro dhe mendon.
Vendos dorën në ball, e tërheq poshtë vetullave dhe si skile e vjetër, e ka të gjetur zgjidhjen.

Dikush nga shokët korruptues i thotë: “Aty te zarfi ke gjobën”.

Menjëherë drejtori fut duart te zarfi dhe si makinë numëruese parash, pasi ka siguruar llokmën e dëshiruat, shprehet se puna e kundraligjshme mund të vijoj paproblem.

Në fund shtrëngojnë duart dhe i flasin njëri-tjetrit si vëllezër gjaku.
Madje e përgëzojnë njëri-tjetrin, duke u shprehur se: “Është kënaqësi të punojmë bashkë!”

Ky është veç një nga episodet e korrupsionit që ndodh çdo ditë në kafenetë e qytetit, të cilin drejtorët po e zhvasin ditën për diell, me sa të mundin.