KEK ME MOLLË

Date:

PËRBERESIT:

3 kokrra vezë

100 gr gjalpë

150 gr sheqer

300 gr miell

1 lugë çaji pluhur pjekës

4 kokrra mollë

½ lëng limoni

2 lugë gjelle sheqer për mollët

Sheqer vanilje

PËRGATITJA:

Në një tas fillimisht shtoni vezët me sheqerin, i rrihni me mikser elektrik derisa sheqeri të shkrijë dhe veza të bëhet kremoze. Shtoni gjalpin e shkrirë dhe të ftohur, i përzieni së bashku duke shtuar pak nga pak miellin e trazuar me pluhurin pjekës. Masën që u krijua e shtroji në një tavë keku.

 

Ndërkohë qëroni mollët, i prisni ato në feta me trashësi mesatare dhe i përzieni me lëng limoni, 2 lugë sheqer, vanilje dhe pak kanellë. Mbuloni komplet tavën e kekut me feta molle në formë rrethore dhe e vendoseni atë në furrën e parangrohur në 180 gradë Celsius për 35-40 minuta. Pasi keku të ftohet mund ta pudrosni me sheqer pluhur sipas dëshirës

Share post:

Popular

More like this
Related

Shije dhe ëmbëlsi fantastike! Si të përgatisni reçelin e kumbullave në dy mënyra

1.5 kg kumbulla të pjekura1 kg sheqer (sasia e...

Elon Musk: Do të tërhiqem përgjithmonë nga DOGE

Elon Musk, kreu i Tesla, tha dje të martën...