Për kaosin e krijuar të enjten në parlament, sekretariati i Etikës përjashtoi dy deputetë të tjerë nga radhët e rithemelimit. Me kërkesë të grupit të Partisë Socialiste, deputetet Albana Vokshi dhe Elda Hoti përjashtohen nga punimet e Kuvendit me 10 ditë.
Kërkesa e socialistëve erdhi pasi dy deputetet bllokuan foltoren e parlamentit duke mos lejuar zhvillimin normal të seancës plenare, si dhe përdorën një fjalor jashtë etikës.
Deputetja Albana Vokshi ka reaguar pas kërkesës së Partisë Socialiste për marrjen e masës disiplinore ndaj deputeteve. Në postimin e saj në rrjetin social Vokshi thekson se Rama, përveçse urdhëron gratë që të firmosin vjedhje, abuzim e korrupsion, i urdhëron ato që të përjashtojnë edhe dy gra deputete.