Kaos në trafik/ Ujësjellës Kanalizime sh.a Vlore sërish “shqyen” unazën e qytetit. 

0
16

Kaos në trafik/ Ujësjellës Kanalizime sh.a Vlore sërish “shqyen” unazën e qytetit.

 

Për gati një orë automjetet janë bllokuar në trafik. Të devijuar automjetet në këtë rrugë për shkak të prezencës së KM Edi Rama në qytetin bregdetar, Ujësjellësi ka zgjedhur ditën e gabuar për të rihapur gropa e më pas për të krijuar kaosin që duket shumë qartë në pamjet filmike.

Ky aks rrugor nuk ka gjetur zgjidhje por është parë si mundësi për të groposur miliona euro të qytetarëve të Vlorës.

Sqarojmë se disa muaj më parë ka pasur dhe një kallëzim në prokurori për tubat që janë shtruar dhe cilësinë e punës së kryer.