Itali/ Përplasja mes bandave me 1 viktimë e 3 të plagosur, arrestohet 23-vjeçari shqiptar! 3 të tjerë në kërkim

0
27

Një 23-vjeçar shqiptar është arrestuar në Itali, pas përplasjes mes dy bandave, ku një shqiptar humbi jetën, ndërsa 3 të tjerë mbetën të plagosur rëndë. Ndërkohë, 3 shqiptarë të tjerë që dyshohet se kanë qenë pjesë e sulmit me armë janë identifikuar dhe tashmë janë shpallur në kërkim nga autoritetet italiane.

23-vjeçari shqiptar dyshohet se është personi që ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të 4 bashkëatdhetarëve. Prokuroria italiane e akuzon atë për veprën penale të vrasjes me paramendim dhe vrasjes së trefishtë të mbetur në tentativë.

Përplasja me armë mes dy bandave rivale shqiptare ndodhi mbrëmjen e 9 marsit në qendër të Frosinones. Fillimisht sherri mes tyre nisi brenda Shake Bar, një lokal mjaft i frekuentuar nga të rinjtë në zonë. Më pas të dy grupet u përballën me njëri-tjetrin në rrugë.

Mediat italiane shkruajnë se 4 shqiptarët ishin ulur në një tavolinë në bar, kur dy shqiptarë nga banda tjetër mbërritën dhe filluan të debatojnë. Më pas, një person ka dalë nga makina dhe ka qëlluar në drejtim të 4 shqiptarëve, ku njëri fatkeqësisht humbi jetën. Tre të plagosurit janë goditur në kokë, në qafë dhe në gjoks. Një prej tyre është një gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa dy të tjerët janë jashtë rrezikut për jetën. Pas të shtënave, anëtarët banës rivale janë larguar në këmbë nga vendi i ngjarjes.