I mituri aksidentohet rëndë nga freza në Vlorë, bëhet apel për të dhuruar gjak për 5-vjeçarin

0
27

Një fëmijë vetëm 5 vjeç e ka aksidentuar freza. Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur dje pasdite në një fshat të Vlorës.

 

Fëmija i aksidentuar nga pajisja bujqësore është dërguar me urgjencë në spital teksa tashmë ka nevojë për gjak dhe është në drejtim të spitalit të Traumës në Tiranë në gjendje të rëndë. Policia pritet të nxjerr komunikatën zyrtare për këtë rast.

Familjarët bëjnë thirrje për ndihmë pasi tek Trauma ka mungesë të gjakut. 5-vjeçari ka humbur shumë gjak.

Shoqata e Infermierëve ka shpërndarë njoftimin duke lënë edhe një numër kontakti.

Njoftimi:

URGJENTE:

Erik Aliraj 5 vjeç është shtypur nga freza që punon tokën. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Vlorë. I mituri është nisur me urgjencë për në Tiranë në gjendje të rëndë për jetën.

 

Ai ka humbur sasi të mëdha gjaku. Familjarët e tij kanë bërë thirrje për ndihmë për të shpëtuar jetën e vogëlushit të tyre pasi tek Trauma ka mungesë gjaku.