Humb jetën 60-vjeçari në Aeroportin e Vlorës/ Kushtet e punës vihen në pikëpyetje

0
49

Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në kantierin e ndërtimit të Aeroportit të Vlorës. Policia raporton se, më 17 janar 2025, rreth orës 21:20, një fadromë humbi kontrollin dhe u përplas me një trajler, duke shkaktuar një viktimë.

Shtetasi N. Xh., 60 vjeç, banues në Dibër dhe drejtues i trajlerit, humbi jetën si pasojë e përplasjes. Ndërkohë, drejtuesi i fadromës, shtetasi Rr. S., 63 vjeç, banues në Prishtinë, është arrestuar nga specialistët e Hetimit të Krimeve pranë Komisariatit të Policisë Vlorë. Ngjarja po hetohet për të zbardhur rrethanat dhe përgjegjësitë.

Ndërsa ky aksident i rëndë është në qendër të vëmendjes, çështja e kushteve të sigurisë në kantierët e ndërtimit mbetet e pazgjidhur dhe shpesh injorohet. Përgjegjësia për monitorimin dhe garantimin e kushteve të punës në projekte të tilla kaq madhore është e paqartë. Pyetjet nëse ky incident mund të ishte parandaluar mbeten ende pa përgjigje.