GJKKO pezullon prefekten e qarkut Fier, Rajmonda Balilaj! SPAK: Ish kryetarja e bashkisë Patos favorizoi një firmë në 2 tendera! E ndihmuan 6 zyrtarë

0
32

Gjykata e Posaçme pezullon nga detyra prefekten e qarkut të Fierit Rajmonda Balilaj. Anëtarja e Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste të Shqipërisë po hetohet nga SPAK pasi gjatë kohës që ishte në krye të Bashkisë Patos paracaktoi kompaninë fituese para se të zhvillohej tenderi, duke kryer kështu shkelje të barazisë në tendera. Bëhet fjalë për kompaninë “Genti 001′ e cila rezulton me pronar 100%  të aksioneve.

Sipas SPAK kjo kompani për tre vite rresht (2019- 2022) është shpallur fituese në 32 procedura prokurimi të organizuara nga Bashkia Patos,ndërsa janë kryer hetime për procedurat e dy tenderave të vitit 2021. Bëhet fjalë për një tender për ndërtim emergjent një muri mbajtës në rrugën Dukas-Breg, me fond 6.7 mln lekë dhe tenderin për ndërtim emergjent i murit mbajtës në trupin e rrugës në fshatin Ruzhdie, me fond 8 mln leke. 

SPAK thotë se Balilaj ka bashkëpunuar me 6 zyrtarë të bashkisë gjatë kohës që ajo e drejtonte, mes tyre ish-nënkryetaren, Anisa Petani, sekretarin e përgjithshëm, Shkelqim Beqiri.