Gjendet pa shenja jete një shtetas anglez në Vlorë
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në zonën e Lungomares, ku një shtetas anglez është gjetur pa jetë në banesën e tij. Policia ka mbërritur në vendngjarje pas raportimeve të bëra nga fqinjët, ditën e djeshme në orët e pasdites.
Ndërsa kjo ngjarje nuk është publikuar nga policia e Vlorës
Sipas të dhënave paraprake, ngjarja dyshohet se ka ardhur për shkaqe natyrale, megjithatë ende nuk janë përcaktuar rrethanat e sakta. Trupi i viktimës është transportuar në morg për ekzaminime të mëtejshme mjeko-ligjore.
Banorët e zonës kanë shprehur tronditje lidhur me ngjarjen, ndërsa autoritetet po vazhdojnë hetimet për të përcaktuar nëse ka pasur ndonjë faktor të jashtëm që mund të ketë kontribuar në vdekjen e shtetasit anglez. Më shumë detaje priten të bëhen publike pas rezultateve të autopsisë dhe hetimeve të thelluara.