Bullizmi në shkolla nuk ka ndalur, duke arritur nivele alarmante në Vlorë. Ky fenomen ka përfshirë një numër të madh nxënësish, ndërsa psikologët dhe autoritetet përkatëse nuk po ndërmarrin masa të mjaftueshme për ta parandaluar. Zyra Vendore e Arsimit duket se ka lënë pas dore trajtimin e kësaj problematike, duke e lënë shkollat pa mbështetje të duhur. Si pasojë, Vlorë renditet ndër qytetet kryesore me nivelin më të lartë të bullizmit në shkolla.