Vlora, 31 Dhjetor 2024 – Ermal Dredha, së bashku me familjen e tij, ka uruar qytetarët e Vlorës për Vitin e Ri 2025. Mesazhi i tij është përcjellë me ngrohtësi e pozitivitet në mbrëmjen festive të ndërrimit të viteve.
Në urimin e tij, Dredha u shpreh:
“Nga familja jonë që nuk i ka shumë qejf kamerat, paçim një Vit të Ri të GËZUAR!
Ardhtë i bardhë e i mbarë, siç secili prej jush do të donte të ishte! Shëndeti qoftë i pari dhe gjithë të mirat e dëshirat u plotësofshin për ju dhe të dashurit tuaj!”
Ky mesazh i ndjerë reflekton urimet më të mira për një vit të bardhë, të mbushur me shëndet dhe mbarësi për çdo qytetar të Vlorës.