Ekzekutimi me snajper i Gëzim Sinomatit në Vlorë, Balla: Është angazhuar Rrumbullaku për hetimin! Jemi pranë zbardhjes së ngjarjes së rëndë

0
79

Balla tha se për hetimin e ngjarjes së rëndë ku u ekzekutua 23 vjeçari Gëzim Sinomati në Vlorë, është angazhuar personalisht drejtori i policisë Muhamet Rrumbullaku dhe theksoi se në pistën e parë kryesore që policia do të ketë, do të kryejë dokumentimin e ngjarjes dhe arrestimin e autorëve.

Balla tha se për hetimin e ngjarjes së rëndë është angazhuar personalisht drejtori i policisë Muhamet Rrumbullaku dhe theksoi se në pistën e parë kryesore që policia do të ketë, do të kryejë dokumentimin e ngjarjes dhe arrestimin e autorëve.

 

“Është një ngjarje kriminale e rëndë për të cilën është angazhuar personalisht drejtori i përgjithshëm së bashku me drejtues vendorë. Besoj se në pistën kryesore që kemi do shkojmë drejt dokumentimit dhe arrestimit të personave”- tha Balla.