EKSKLUZIVE/ Sinan Idrizi ironizon FSHF-në: Janë njerëz që luajnë ndershëm

0
29

Në Vlorë nuk e kanë përtypur aq lehtë atë gol të anuluar në fund, që i hoqi nga duart tri pikët. Pas ndeshjes, në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport”, presidenti i Flamurtarit, Sinan Idrizi, përdor dozat e ironisë për këtë moment delikat që vendosi sfidën, duke “shigjetuar” kreun e FSHF-së, Armand Duka. Gjithsesi, përpos këtij fakti, Idrizi vlerëson qytetin e Elbasanit që po mbush stadiumin, duke e cilësuar thjesht si fantastik.

 

Si ishte ky barazim për Sinan Idrizin?

Së pari, kam lumturinë që stadiumi ishte fantastik fare sot (dje). Të luaje në Elbasan ishte një mrekulli e vërtetë.

Ju vjen keq që nuk fituat?

Është normale, por futbolli i ka të gjitha. E rëndësishme është që luajnë dy qytete të bukur dhe të traditës.

 

A keni një koment për atë golin në fund?

 

Jo, nuk kam asnjë koment.

 

E mësuat për çfarë u anulua?

 

Jo, nuk e kam idenë fare. (Qesh)

 

Mendoni se ishte me tendencë ai anulim?

 

Jo, s’ka shanse. FSHF-ja është asnjanëse. Zv/presidenti i UEFA-s është një njeri që do ligjin, sportin, zhvillimin e Shqipërisë. Prandaj nuk ka shanse, edhe nëse ka gabime, ato janë njerëzore. Paragjykim nuk ka kurrë.

 

Me pak fjalë, po i pranoni verdiktet dhe atë që prodhohet në futbollin shqiptar?

 

Po, patjetër. Unë po e përsëris sërish që në FSHF janë njerëz që luajnë me ndershmëri, cilësi dhe kualitet. Ndonjë gabim të vogël njerëzor mund të ketë, por janë gjëra që ndodhin.