Dervish Hasi, mjek kirurg në Sanatoriumin e Tiranës u arrestua nga Komisariati nr. 1 në Tiranë pasi akuzohet prej 2 vitesh ka abuzuar dhe shfrytëzuar një vajzë të mitur, tani 16 vjeçe. 42 vjeçari e prezantonte si gruan e tij të katërt, pasi 3 gra i kishte në shtëpi. Në duart e hetuesve janë prova të rëndësishme që vërtetojnë abuzimin për të cilën më herët nuk ishte kryer asnjë denoncim nga familjarët.
TIRANË- Një 42-vjeçar është arrestuar nga Komisariati nr. 1 në Tiranë pasi akuzohet se prej 2 vitesh ka shfrytëzuar një vajzë të mitur, tani 16-vjeçe, duke e prezantuar si bashkëshorten e tij të katërt.
Dervish Hasi, me profesion mjek kardiokirurg, në Sanatorium, spitali universitar “Shefqet Ndroqi” në Tiranë, i cili njihet si besimtar mysliman, kishte edhe 3 gra të tjera, të cilat i mbante në banesën e tij, nën justifikimin e besimit.
Burime bëjnë me dije se vajza e mitur, shkonte në shtëpinë e mjekut Hasi në intervale kohore prej 3 deri në 4 ditë dhe për një periudhë prej 2 vitesh dyshohet se është kryer marrëdhënie seksuale në mënyrë të rregullt me të.
Vajza, e cila është marrë nga policia dhe është dërguar në shtëpinë e prindërve, pritet t’i ushtrohet një ekspertize të plotë për të vërtetuar dyshimet.
Fillimisht në drejtim të policisë mbërriti një denoncim për shfrytëzimin e saj për prostitucion, teksa menjëherë blutë arritën të sigurojnë prova të plota përmes përgjimeve dhe komunikimeve që vajza e mitur ka kryer me 42-vjeçarin Hasi dhe një grup chat-i në të cilin flisnin dhe ndanin video intime të gjithë, bashkë më gratë e tjera të 42-vjeçarit.
Në duart e hetuesve janë prova të rëndësishme që vërtetojnë abuzimin me të miturën, për të cilën më herët nuk ishte kryer asnjë denoncim nga familjarët.
Në dëshminë e tij para hetuesve, mjeku Hasi ka deklaruar se e mitura ka shkuar në shtëpinë e tij me dëshirën e saj dhe asnjëherë nuk është marrë me dhunë.