Dy persona arrestohen në Vlorë për drejtim të makinave në gjendje të dehur. Prokuroria heton.

0
50

Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore të DVP Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasit:

K. M., 36 vjeç, banues në Vlorë, pasi ditën e djeshme, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, ka humbur kontrollin dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga, duke shkaktuar dëme materiale;

B. H., 38 vjeç, banues në Vlorë, pasi ditën e djeshme, është konstatuar nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtjeshme.