Në një raportim të thelluar, Dhomat e Tregtisë në të gjithë Shqipërinë por edhe në Vlorë akuzohen për dështimin e tyre, mbahen vetëm për ofiqe për kryetarët, duke humbur qëllimin e krijimit të tyre për tu shërbyer bizneseve, ato tani janë në funksion personal.
Bizneset lokale nuk kanë përfituar nga këto dhoma, të cilat shpallin veten si mbështetëse të biznesit, por në praktikë shihen si një fshat politik ku individë të privilegjuar kërkojnë pozita për interesa personale.
Mungesa e ideve inovative dhe lehtësirave fiskale ka bërë që këto dhoma të humbasin lidhjen me realitetin dhe të mos ofrojnë mbështetje reale për bizneset vendore.
Në vend të kësaj, institucionet duket se përdoren për të favorizuar disa individë të caktuar në këmbim të mbështetjes së tyre në politikë.
Dhomat e Tregtisë janë themeluar me shpresën për të sjellë mundësi të reja për bizneset, por me kalimin e viteve, ato kanë humbur drejtimin dhe janë bërë një imitim fiktiv i mbështetjes së biznesit.
Në vend që të bëhen partnerë të suksesshëm për bizneset lokale dhe të promovojnë bashkëpunimin me bizneset e huaja, ato janë kthyer në skena ku favorizohen individët dhe jo bizneset. Një sfond i kthjelltë ku politika ka zënë vendin e ndihmës së vërtetë për zhvillimin e biznesit.