Dështimi më i madh finaciar – Drejtoria e Tatim Taksave në Bashkia Vlorë u bllokon llogarit 3432 bizneseve.
Shifra e bërë publike nga bashkia e Vlorës përbën një skandal më vete dhe mungesë të njohurive në sistemin mikroekonomike. Nga ana finaciare, kjo nismë është vrastare në një kohë që kriza ekonomike ka prekur biznesin e vogël.
Largpamësia e saj Anjeza Shiko, Drejtore e të Ardhurave Vendore, ka menduar në mënyrë djallëzore duke i hequr buxhetit të bashkisë rreth 2 miliardë lekë. Deri tani nuk është marrë asnjë masë paraprake, por vetëm me një urdhër nga zyra, bllokon biznesin.
Zonja i ka shkaktuar një dëm finaciar prej 188.760.000 lekë të reja BB Vlorë.
Llogarisim …
Mesatarja e detyrimeve vjetore të biznesit të vogla për llogari të bashkisë është 55.000 leke të reja.
Biznese të bllokuara janë 3432 njësi të vogla ekonomike.
Totali 188.760.000 lekë të reja mungojnë në BB Vlorë
Znj. Shiko nuk e ka parë biznesin e vogël si burim i të ardhurave për bashkin ku ajo merr pagën por si armik, e thënë kjo pasi nuk ka zhvilluar asnjë takim për tu krijuar lehtësira, takime informuese, e risi zhvillimi për të kapërcyer situata të tilla. Por me një të rënë lapsi shuan biznesin e vogël.
Kjo tregon për një nivel të ulët të njohurive ekonomike të saj.
Po Komi kontabilistit dhe Hyqua ekonomisti cfarë mendimi kanë për këtë situatë ?
Apo ca pune kanë …
Ermal Dredha shiko shifrat, nga ana finaciare Bashkia nuk është rentabël.
Thesi ka shumë kohë që është çar dhe po rriedh lum.
******
Ide zgjidhje të situatës …edhe pse ju jeni të zgjuar, po e japim falas pasi ju jeni mësuar me lekë
Një zgjidhje për të parandaluar bllokimin e bizneseve është të kryhet një komunikim i mirëfilltë dhe transparent midis autoriteteve tatimore dhe bizneseve. Kjo përfshin një përfaqësim të qartë të detyrimeve tatimore, një plan të qartë pagesash dhe një shpjegim të qartë për të gjitha rregulloret dhe kërkesat ligjore. Për më tepër, është e rëndësishme që autoritetet tatimore të ofrojnë ndihmë dhe lehtësira në rastet kur bizneset kanë vështirësi financiare për të përballuar detyrimet e tyre tatimore. Komunikimi i vazhdueshëm dhe bashkëpunimi i ndërsjellë midis autoriteteve tatimore dhe biznesit është kyç për të shmangur situatat e tilla të pakëndshme si bllokimet e llogarive.