Ndërsa çmimi i bukës rritet, qytetarët përballen me një sfidë tjetër – mungesën e peshës së saktë nga furrat. Për të adresuar këtë problem, është miratuar një rregullore që i kërkon prodhuesit të ofrojnë bukën me peshë të saktë. Në shumicën e rasteve në raftet e furrave të bukës mungojnë tabela me Cmimet, emërtimin dhe peshën e bukës.
Institucionet kompetent qëndrojnë në heshtje, duke lënë të kuptohet se kjo marrëveshje e heshtur është pjesë e korrupsionit midis inspektorëve dhe pronarëve të furrave.
Megjithatë, ende mbetet shqetësim nga ana e konsumatorëve. Cilësia e produkteve jetike mbetet sfidë, ndërsa qytetarët presin masat e nevojshme për të garantuar transparencën dhe cilësinë në tregun e bukës.