Braktisen socialistët, adminsitrata mbushet me “Bufa”/ Çuçi në Dilemë!

0
43

Në ditët e fundit, në qarkun e Vlorës, janë emëruar në pozita të larta shumë individë që kanë qenë pjesë e forcave të djathta. Ndërkohë, të majtët duket se janë lënë në harresë dhe janë braktisur. Ata që kanë vuajtur më shumë janë kryetarët dhe sekretarët e organizatave socialiste, të cilët janë përballur me një trajtim të padrejtë. Si ushtarë në një luftë, ata kanë ngritur duar lart, duke mbajtur flamujt dhe karriget për të ulur kandidatët për deputet, por në fund janë shpërblyer me mosmirënjohje.

Vendosja e emrave të djathtë në administratën shtetërore, bashki dhe pozita të tjera të larta ka shkaktuar pakënaqësi të theksuara në radhët e socialisteve. Bledi Çuçi duket se është i paqartë për veprimet që po ndërmerr ndaj anëtarëve të PS-së në Vlorë, të cilët janë ndjerë të përbuzur, të fyer dhe shpesh të përjashtuar. Patronazhistët e PS-së, tashmë, përveç përballjes me mospërfilljen kolektive, duhet të përballen edhe me mungesën e mbështetjes së duhur, duke u ndier si një kolektiv që është lënë pas dore.