Beqaj pyet gjykatën: Po lekët ku janë?

0
51

ish-ministri Ilir Beqaj reagoi teksa po shqyrtohej çështja kundër tij. Ai pyeti me ironi: “Më ngritët një akuzë tjetër, po ku janë lekët?”, duke iu referuar akuzave të ngritura nga SPAK.

Ndërkohë, gjyqtarja vendosi që të mbahen në fuqi akuzat kundër gjashtë të tjerëve, të cilat përfshijnë shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentesh. Të akuzuarit e tjerë janë Naile Abazi, Genc Burazeri, Arben Gjata, Petref Mersini, Saimir Kadiu dhe Marsela Serjani.

Gjatë seancës, prokurori e pyeti gjyqtaren: “Ju rikualifikuat akuzën duke e ndryshuar në vjedhje duke shpërdoruar detyrën në kuadër të grupit kriminal. Sipas jush, për kë kanë vjedhur? Për vete apo për të tjerë?”

Gjyqtarja u përgjigj: “Sipas akteve, kanë vjedhur këta të tre që propozoj rikualifikimin e akuzës.”

Gjykata gjithashtu i kërkoi SPAK-ut të hetojë edhe 10 zyrtarë të tjerë nga Ministria e Shëndetësisë, për veprat e shkeljes së barazisë në tendera dhe korrupsion.