Bashkitë e Qarkut Vlorë humbasin 93 Milionë Lekë nga granti i qeverisë: Shkak Injoranca për Projekte

0
27

Bashkitë e qarkut të Vlorës nuk kanë përfituar 93 milionë lekë të reja nga granti i akorduar nga qeveria dhe trashëgimi i të ardhurave, për shkak të mungesës së aftësive dhe kapaciteteve për të hartuar projekte të sakta dhe programe zhvillimi.

Ndërkohë, kryetari i Këshillit të Qarkut, Ervis Mocka, me një buzqeshje fytyrës në mbledhjen e KQ i duket për të tallur menderen me lekët dhe heqjen e të drejtës për të pasur më shumë shërbime për qytetarët.

Megjithatë, ai pranon që qytetarët e bashkive në qark kanë mbetur të privuar nga projekte të rëndësishme, si rrugë të reja, ujësjellës dhe shërbime të tjera.

Mocka vë në dukje që Bashkia Selenicë, më e vogla në krahasim me bashkitë kryesore të qarkut, është ajo që po vuan më shumë nga ky dështim, ndërsa bashkitë më të mëdha janë më të suksesshme në menaxhimin dhe shfrytëzimin e resurseve të tyre.

Mungesa e efikasitetit për të përdorur grantin e qeverisë shtron një çështje kritike për menaxhimin e fondeve publike në një kohë kur nevojat e qytetarëve për përmirësimin e infrastrukturës dhe shërbimeve bazë mbeten urgjente.