Bashkia Vlorë ka shpallur në shitje parkimet në bulevardin kryesor të qytetit. 

0
32

Bashkia Vlorë ka shpallur në shitje parkimet në bulevardin kryesor të qytetit.

 

Burime nga qytetarët denoncojnë se parkimet janë shitur në mënyrë abuzive nën dorë, me dyshime për përfshirjen e policisë bashkiake. Kjo situatë ka krijuar konfuzion dhe pakënaqësi, veçanërisht në këtë zonë të frekuentuar nga qytetarët dhe vizitorët. Drejtuesit e automjeteve po përballen me vështirësi të mëdha për të gjetur hapësira parkimi, duke e bërë problematik menaxhimin e trafikut në këtë pjesë të qytetit.