THIRRJE PËR APLIKIM
Jeni shkrimtar i ri? Doni të botoni dorëshkrimet tuaja. Fondi i Krijmtarisë Letrare për të rinj, është një mundësi për të gjithë ju.
Thirrja u drejtohet lëvruesve të poezisë dhe prozës nga mosha 18 deri 35 vjeç.
Aplikimi kryhet nga një botues i pajisur me licencë përkatëse, nëpërmjet përfaqësuesit ligjor.
Shuma e financimit për mbështetjen e procesit krijues të veprës, do t’i paguhet drejtpërdrejt botuesit.
Aplikimi fillon më datën 05.02.2024 dhe përfundon në datën 05.03.2024, ora 14.00.
Aplikimet do të dorëzohen në formë të printuar, dorazi ose në rrugë postare, në zyrën e Protokollit të Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit brenda datës 05.03.2024, ora 14:00, në adresën elektronike: info@qkll.gov.al dhe atë postare: Rruga “Papa Gjon Pali II”, nr. 1010, Tiranë, Shqipëri.