Kryetari i në detyre i bashkisë Himarë Jorgo Garo, është arrestuar me urdhër të SPAK, thonë burime. Të njëjtat burime mesojnë se bashkë me Jorgo Goron janë arrestuar edhe 4 persona të tjerë.
Burime bëjnë me dije se ai është arrestuar në Dhërmi, nga agjentët e SPAK, sapo është ngritur nga kafja, ku po qëndronte bashkë me disa miq të tij. Të njëjtat burime thonë se po e mbanin në monitorim.
Për lajmin ka reaguar edhe deputeti Gazment Bardhi përmes rrjeteve sociale.
Bardhi e cilëson arrestimin e Goros si një lajm të mirë që duhet të shoqërohet me arrestime të tjera.
‘Arrestimi i Jorgo Gorës është një lajm i mirë, që duhet të shoqërohet me arrestime edhe të bashkëpunëtorëve zë Edi Ramës, që në shkelje të ligjit kanë përfituar prej tij statusin e investitorëve strategjik. KM duhet me urgjencë të urdhëroj shkarkimim e tij nga detyra.’- shkruan Bardhi.
Kujtojmë se kryetari i zgjedhur i bashkisë së Himarës, Fredi Beleri i cili ndodhet në burg, e ka kallëzuar penalisht Jorgo Goron, se ka trajtësuar një pronë në favor të të tretëve, pronë e cila pasi është blerë, është marrë statusi i investitorit strategjik nga shtetasi Artan Gaçi, ish-deputet i Partisë Socialiste dhe bashkëshorti i ish-ministres së Jashtme Olta Xhaçka.