Mbyllja e shkollës është krim që nuk falet!
Dje, në një vizitë në qytetin tonë, ministri Mazniku nën shoqërinë e Kryetarit të Bashkisë Vlorë Dredha i II, lanë të kuptohet se “Shkolla Tregtare” Vlorë, do të mbyllet.
Kjo shkollë u themelua 100 vjet më parë dhe sot “Rilindja” pa kurrfarë arsye dhe nën dëshirën për të vjedhur disa miliona euro, ka marrë vendimin për ta mbyllur.
Sot, “Shkolla Tregtare” Vlorë, është për nga numri i nxënësve shkolla e dytë në qytetin e Vlorës e nuk ka asnjë justifikim që kjo shkollë të transferohet nën idetë që zhbëjnë historinë dhe traditën e mirë të kësaj shkolle.
Gjithashtu, kjo shkollë është simboli i arsimit profesional në Shqipëri, e ku përgatiten profesionistë të ndryshëm si: menaxherë hotelerie, ndimës ekonomistë, kuzhinierë, baristë dhe kamerierë, profesione shumë të rëndesishme e mjaft të vlefshme për qytetin tonë, i cili ka në fokus kryesor turizmin, por jo vetëm.
Por kjo për qeverinë më të korruptuar dhe arrogante në historinë e pluralizmit të Shqiperisë është në vazhdën e asgjësimit total të qytetit të Vlorës e ku rastet ilustruese janë të shumta (gjykatat, drejtoria arsimore, kadastra etj).
Vlora dhe vlonjatët për “Rilindjen” dhe përfaqësuesit e saj duhet vetëm për vota çdo 2 vjet.
Turp!