Këto janë pamjet nga atentati mafioz i ndodhur sot në Athinë me një shqiptar të vdekur dhe një tjetër të plagosur.Raportohet se dy shqiptarët ndodheshin në një kafe në momentin që u qëlluan nga një makinë në lëvizje. Si pasojë e disa të shtënave, një shtetas grek me orgjinë shqiptare ka gjetur vdekjen e menjëhershme.
Viktima është identifikuar si Irakli Davella, pronar i një lokali në zonën Peristeri të Athinës.
Ndërsa personi tjetër, Edi Lolo ka marrë plagë dhe është dërguar me urgjencë në spital. Ai ka marrë plagë në kokë dhe bark.Ky i fundit rezulton të ketë pasur udhëtime edhe ne Dubai.Autori përdorte një makinë të vjedhur herët në mëngjes.
Policia ka nisur një operacion për gjetjen e autorëve, por ende nuk ka mundur të bjerë në gjurmët e tyre.