Atentat në mes të Athinës/ Ekzekutohet me 80 plumba mafiozi 44-vjeçar

0
57

Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në qendër të Athinë, ku është ekzekutuar me 80 plumba një mafioz 44-vjeçar. Dyshohet se vrasja e Vangjelis Zabunis mund të ketë ndodhur për larje hesapesh

Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në qendër të Athinë, ku është ekzekutuar me 80 plumba një mafioz 44-vjeçar. Dyshohet se vrasja e Vangjelis Zabunis mund të ketë ndodhur për larje hesapesh.

Pak pas orës 02:00, autorët i janë afruar makinës së 44-vjeçarit, e cila ishte e parkuar përballë karburantit në pronësi të tij, në kryqëzimin e rrugëve Frantzis dhe Ilias Ilios dhe e kanë qëlluar me kallashnikov. 44-vjeçari ra i vdekur në tokë, ndërsa makina e tij u bë shoshë nga të shtënat, raporton Protothema.

Sipas informacioneve, në xhipin e përdorur nga autorët kanë qenë të paktën tre persona, ndërsa në vendin e ekzekutimit policia ka gjetur 81 gëzhoja.